Moti sot: Vranësira, reshje lokale shiu e bore dhe rritje graduale e temperaturave

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme në të gjithë vendin. Në pjesët perëndimore priten reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në zonat më të larta reshje The post Moti sot: Vranësira, reshje lokale shiu e bore dhe rritje graduale e temperaturave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 3, 2026 - 13:30
 0
Moti sot: Vranësira, reshje lokale shiu e bore dhe rritje graduale e temperaturave

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme në të gjithë vendin. Në pjesët perëndimore priten reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në zonat më të larta reshje bore. Do të fryjë erë mesatare, e në disa vende edhe erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të lëvizë nga -8 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me shi të përkohshëm të dobët në disa pjesë të luginës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në -4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 8 gradë Celsius.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njoftojnë se nën ndikimin e aktivitetit të një cikloni, në ditët në vijim pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të përkohshme lokale shiu. Era jugore do të jetë mesatare deri në të përforcuar, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje graduale. Gazeta Flaka

The post Moti sot: Vranësira, reshje lokale shiu e bore dhe rritje graduale e temperaturave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .