Kumbaro: Synojmë rezultatin 4 me 0 në Gjirokastër
Partia Socialiste synon të fitojë të gjitha mandatet në qarkun e Gjirokastrës. Drejtuesja e PS në këtë qark, Mirela Kumbaro, tha në fjalën e saj në çeljen e fushatës së PS, se 3 mandate i kanë të siguruar, por synojnë mandatin e 4 për një rezultat historik 4 me 0. “Kemi 12 vjet që punojmë, […]

Partia Socialiste synon të fitojë të gjitha mandatet në qarkun e Gjirokastrës. Drejtuesja e PS në këtë qark, Mirela Kumbaro, tha në fjalën e saj në çeljen e fushatës së PS, se 3 mandate i kanë të siguruar, por synojnë mandatin e 4 për një rezultat historik 4 me 0.
“Kemi 12 vjet që punojmë, por ndryshe nga fjalimet ne në qarkun e Gjirokastrës flasim me zemër, me këngë, pasion dhe sidomos me punë. Sepse nuk mund të jetë tjetër mbi Gjirokastrën me 7 bashkitë e veta që sot është modeli më i artë se çfarë është në gjendje të bëjë PS dhe vizioni i Kryeministrit Edi Rama. Çfarë janë në gjendje të bëjnë shqiptarët, kur ju jep dorën pikën e floririt ta kthejnë në mal. Do marrim më shumë se në 2021, më shumë se në 2023, kemi blinduar 3 mandate dhe synojmë mandatin e 4 për një mandat historik 4 me 0”, u shpreh Mirela Kumbaro.
Më 11 Maj 2025, mbahen zgjedhjet parlamentare. PS synon mandatin e 4 qeverisës. Ndërsa qarku i Gjirokastrës prodhon 4 mandate deputetësh gjithsej.