Rama në çeljen e fushatës: Kemi 30 ditë para që ta bëjmë Shqipërinë pjesë të BE
Sot PS çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Pasi drejtuesit politik të PS shprehën objektivat e tyre në këto zgjedhje, fjalën para mbështetësve e ka marrë kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mandati i katërt i PS është një mundësi për të anëtarësuar Shqipërinë në BE. “Ti ndryshojmë […]

Sot PS çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Pasi drejtuesit politik të PS shprehën objektivat e tyre në këto zgjedhje, fjalën para mbështetësve e ka marrë kryeministri Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mandati i katërt i PS është një mundësi për të anëtarësuar Shqipërinë në BE.
“Ti ndryshojmë rrjedhën historisë, tamam këtu mu në një kryqëzim në mes palësh zgjedhjesh politike, një mundësi historik që në vetëm 4 vite mund të behet zonjë anëtare e familjes së bashkuar evropiane, ne dhe vetëm ne askush tjetër kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë, kemi 30 ditë para për tu lidhur dorë për dore me çdo shqiptar që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE dhe veten e vet qytetar të barabartë të Evropës. Edhe është krejt ndryshe nga herët e tjera mbledhja jonë sot këtu, në këtë shesh ku qëndron dëshmitar dhe udhërrëfyes shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar, ka thënë dikur një mendimtar nëse është e vërtetë sic e pohon vetë kurani nëse zoti i ka dhuruar një profet, heroin që mbolli fatin e tij. Në këmbët tona me qindra dhe mijëra pllakëza në sheshin që mban hije e profetit”,-tha Rama./Opinion.al