Kurti i vazhdon në Francë rrëfimet për diasporën: Po kthehen e investojnë, po na e sjellin etikën perëndimore të punës

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris ka folur në një tryezë diskutimi sa i përket zhvillimit ekonomik të Kosovës, si një vend i dalë nga lufta, shkruan Gazeta Express. Kurti në fjalën e tij ka përm...

Nëntor 10, 2026 - 12:30
Kurti i vazhdon në Francë rrëfimet për diasporën: Po kthehen e investojnë, po na e sjellin etikën perëndimore të punës

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris ka folur në një tryezë diskutimi sa i përket zhvillimit ekonomik të Kosovës, si një vend i dalë nga lufta, shkruan Gazeta Express.

Kurti në fjalën e tij ka përmendur edhe diasporën, duke thënë se ata dërgojnë një sasi të konsiderueshme të parave në Kosovë.

Kreu i LVV’së thotë se këto para në fillim u përdorën për të ndërtuar shtëpitë, ndërkohë tashmë ata edhe janë kthyer dhe po investojnë në Kosovë. Kurti thotë se në këtë pikë Qeveria dëshiron t’i përkrahë, në mënyrë që Kosova të rrisë eksportin dhe të zvogëlojë importin aty ku mundet, raporton Express.

“Diaspora po na sjell shumë remitenca. Në fillim për të ndërtuar shtëpitë. Dhe se dyti ata po investojnë në Kosovë. Dhe kjo është një faqe e re që duam t’i ndihmojmë.

“Duam t’i rrisim eksportet por edhe t’i zëvendësojmë disa importe”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu ka thënë se diaspora po e sjell në Kosovë edhe etikën perëndimore të punës gjë që po ndihmon bizneset në Kosovë të organizohen më mirë.

“Në anën tjetër ata po sjellin etikën e punës nga Evropa Perëndimore, që na ndihmon organizojmë bizneset tona më mirë”, ka thënë Kurti./


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.