Kurti në “Darkën e Lamës”, falënderon fermerët për prodhimin vendor
Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në festën tradicionale “Darka e Lamës”, që u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ditë kjo që shënon përfundimin e të korrave për të festuar vitin e bereqetshëm. Në darkën e shtruar me produkte vendore, shefi i qeverisë falënderoi veçanërisht fermerët për punën e tyre në rritjen
Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në festën tradicionale “Darka e Lamës”, që u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ditë kjo që shënon përfundimin e të korrave për të festuar vitin e bereqetshëm.
Në darkën e shtruar me produkte vendore, shefi i qeverisë falënderoi veçanërisht fermerët për punën e tyre në rritjen e prodhimit vendor.
Në komunikatë thuhet se i pari i ekzekutivit konfirmoi mbështetjen dhe angazhimin e qeverisë për ta, duke theksuar se sukseset i gëzojnë së bashku, dhe gjithmonë janë me shpresën që kjo begati t’i përcjellë edhe vitin tjetër.
“Sivjet kemi një korelacion interesant krahasuar me para katër viteve: edhe sipërfaqja e punuar e tokës edhe Bruto Produkti Vendor janë rritur për 50 për qind. E punojmë tokën më shumë dhe e rrisim ekonominë tonë më lart. Për tokat e mbjella, grurin e korrur, bukën e sofrës, mikpritjen dhe bujarinë që na karakterizon si komb e si shtet. Gëzuar e ta shijoni këtë darkë të shtruar vetëm me produkte vendore”, deklaroi Kurti.