Kurti pas takimit me ministrin gjerman Wadephul: Gjermania ka qenë partnere e palëkundur e jona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguas pas takimit me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, të cilin e priti sot në Kryeministri. Në postimin e tij, Kurti theksoi partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve dhe rëndësinë e bashkëpunimit për integrimet euroatlantike. “Gjermania ka qenë partnere e palëkundur e jona edhe para pavarësisë.

Nëntor 18, 2025 - 19:00
 0
Kurti pas takimit me ministrin gjerman Wadephul: Gjermania ka qenë partnere e palëkundur e jona
Kurti pas takimit me ministrin gjerman Wadephul: Gjermania ka qenë partnere e palëkundur e jona

Kurti pas takimit me ministrin gjerman Wadephul: Gjermania ka qenë partnere e palëkundur e jona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguas pas takimit me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, të cilin e priti sot në Kryeministri.

Në postimin e tij, Kurti theksoi partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve dhe rëndësinë e bashkëpunimit për integrimet euroatlantike.

“Gjermania ka qenë partnere e palëkundur e jona edhe para pavarësisë. Si dy shtete mike dhe aleate, bashkëpunimin e kemi të rrënjosur në vlerat e përbashkëta që kemi si shoqëri dhe popuj, dhe në vizionin që ndajmë për një Evropë demokratike, të zhvilluar dhe të sigurt”, shkroi Kurti.

Ai tha se gjatë takimit i ka uruar mirëseardhje ministrit Wadephul dhe e ka siguruar për përkushtimin e Kosovës në thellimin e raporteve dypalëshe.

“Republika e Kosovës është e vendosur dhe e përkushtuar të punojë bashkë me Gjermaninë për të thelluar raportet bilaterale dhe për të avancuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, deklaroi kryeministri.