Kurti për çmimet e barnave: Disa do të jenë pesë herë e disa deri në 10 herë më të lira

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se është hapur udhë për çmimet e unifikuara të barnave, e sipas tij, nëpërmjet kësaj barnat do të kenë çmime të njëjta “kudo dhe më të ulëta sesa tani”. Sipas Vitisë, disa barnave iu janë ulur çmimet 5 deri në 10 herë.“Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5

dhjetor 24, 2024 - 01:00
 0  4
Kurti për çmimet e barnave: Disa do të jenë pesë herë e disa deri në 10 herë më të lira
kurti-per-cmimet-e-barnave:-disa-do-te-jene-pese-here-e-disa-deri-ne-10-here-me-te-lira

kurti-per-cmimet-e-barnave:-disa-do-te-jene-pese-here-e-disa-deri-ne-10-here-me-te-lira

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se është hapur udhë për çmimet e unifikuara të barnave, e sipas tij, nëpërmjet kësaj barnat do të kenë çmime të njëjta “kudo dhe më të ulëta sesa tani”.

Sipas Vitisë, disa barnave iu janë ulur çmimet 5 deri në 10 herë.“Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2900 produkte medicinale”, është shprehur ai.
Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti.

“Edhe një lajm i mirë për qytetarët tanë. Duke filluar nga 1 shkurti 2025, çmimet e barnave do të jenë të unifikuara dhe më të ulëta kudo në vendin tonë. Disa barna do të jenë pesë herë e disa deri në 10 herë më të lira, ndërkohë ulje të ndjeshme në çmime do të ketë në mbi 2900 produkte medicinale. Urime e gëzofshi shëndet të plotë!”, ka shkruar ai.