Kurti publikon video që tregon mënyrën se si u bë sulmi me 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Kryeministri Albin Kurti, ka folur sërish lidhur me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili ndodhi më 29 nëntor në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Ai përmes një postimi në platformën “X”, ka bërë të ditur se sulmi ishte planifikuar me përdorimin e rreth 20 kilogramë eksploziv dhe kishte potencialin për të shkaktuar dëme të

dhjetor 9, 2024 - 08:00
 0  6
Kurti publikon video që tregon mënyrën se si u bë sulmi me 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc
kurti-publikon-video-qe-tregon-menyren-se-si-u-be-sulmi-me-20-kilograme-eksploziv-ne-iber-lepenc

kurti-publikon-video-qe-tregon-menyren-se-si-u-be-sulmi-me-20-kilograme-eksploziv-ne-iber-lepenc

Kryeministri Albin Kurti, ka folur sërish lidhur me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili ndodhi më 29 nëntor në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Ai përmes një postimi në platformën “X”, ka bërë të ditur se sulmi ishte planifikuar me përdorimin e rreth 20 kilogramë eksploziv dhe kishte potencialin për të shkaktuar dëme të mëdha në furnizimin me energji dhe ujë në vend.

“Përafërsisht 20 kg eksploziv u përdorën në sulmin terrorist të së premtes së kaluar në infrastrukturën tonë kritike. Kjo javë e kaluar mund të kishte qenë shumë ndryshe po të mos kishte qenë reagimi i shpejtë, i koordinuar dhe profesional institucional për të zbutur ndikimin e dëmit”.

“Si një sulm ndaj popullatës civile, ai mund të kishte reduktuar prodhimin e energjisë në vend me 60 për qind dhe të kishte ndikuar në aksesin e ujit për deri në 40 për qind të popullsisë,” ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka krahasuar këtë sulm me shënjestrimin e infrastrukturës civile kritike nga Rusia në Ukrainë, duke e cilësuar si një akt alarmant.

Ai gjithashtu ka publikuar një video që dokumenton reagimin institucional brenda 48 orëve të para pas incidentit.

“Kjo video rrëfen ngjarjet dhe reagimin institucional brenda 48 orëve të para pas sulmit, që ndodhi më 29 nëntor. Ndërkohë që është bërë përparim i dukshëm, përpjekjet institucionale për riparimin e plotë të dëmit dhe rivendosjen e normalitetit janë ende në vazhdim,” ka përfunduar Kurti.

Approximately 20kg of explosives were used in last Friday’s kinetic terrorist attack on our critical infrastructure. This past week could have been very different had it not been for the swift, coordinated, and professional institutional response to mitigate the impact of the… pic.twitter.com/F6o9uEWceF

— Albin Kurti (@albinkurti) December 8, 2024