Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Dublin të Irlandës, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.
Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka falënderuar homologun britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep Kosovës.
Ai ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës. Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimi”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




