Kurti takon Presidentin Trump në Nju-Jork: Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë kryesor

Në kuadër të punimeve të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju-Jork, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar për herë të parë me Presidentin e Shteteve të Bashku...

tetor 2, 2026 - 13:30
Kurti takon Presidentin Trump në Nju-Jork: Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë kryesor

Në kuadër të punimeve të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju-Jork, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar për herë të parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump. 
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti bëri të ditur detajet e këtij takimi, duke e cilësuar si një nder të veçantë. 
“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump,” ka shkruar Kurti. 
Kryeministri bëri me dije se gjatë bashkëbisedimit e ka falënderuar Presidentin amerikan për orientimin e politikave të mbrojtjes dhe rritjen e investimeve brenda aleancës së NATO-s, ku synohet edhe anëtarësimi i Kosovës. 
“E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet,” nërmvizoi ai. 
Në përmbyllje të mesazhit të tij, Kurti ritaksoi rëndësinë e marrëdhënieve strategjike ndërmjet dy vendeve, duke potencuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.