Kusari-Lila: Kudo që nafta po shitet 2 euro për litër sot në Kosovë, raportojeni menjëherë
Gjatë ditës së sotme u raportua se çmimi i naftës në disa pompa të benzinës ka shkuar në 2.03 euro për litër sot. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila nga seanca e jashtëzakonshme që po mbahet pikërisht për çështjen e çmimit të naftës, bëri thirrje që qytetarët të raportojnë operatorët që kanë


Gjatë ditës së sotme u raportua se çmimi i naftës në disa pompa të benzinës ka shkuar në 2.03 euro për litër sot.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila nga seanca e jashtëzakonshme që po mbahet pikërisht për çështjen e çmimit të naftës, bëri thirrje që qytetarët të raportojnë operatorët që kanë bërë shkelje të vendimit të Ministrisë.
Ajo tha se sipas marzhës së përcaktuar, nafta sot mund të shihet me çmimin më të lartë 1,83 cent. Kusari-Lila tha se çdo çmim mbi 1,83 cent duhet të raportohet.
“Zyrtarisht sot nafta sipas marzhës së përcaktuar, mund të shitet me çmimin më të lartë 1,83 cent. Kudo që nafta është dy euro ju ftoj ta raportoni menjëherë, një fotografi e thjeshtë kryen punë për të pasë dënimin dhe sanksionin që këta operatorë kanë bërë shkelje të vendimit të Ministrisë”, tha Kusari Lila.
