Kush do ta marre kreun e Antikorrupsionit, nga 10 kandidatët?
Komisioni Parlamentar për Çështje Zgjedhore dhe Emërime ka filluar intervistat me kandidatët për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Sot dhe nesër do të intervistohen 10 kandidatët, pas së cilës do të bëhet përzgjedhja dhe zgjedhja e kryetarit të Komisionit Antikorrupsion. Ish-kryetarja Tatjana Dimitrovska dha dorëheqje për shkak të akuzave në rastin “Addiv”. […]
Komisioni Parlamentar për Çështje Zgjedhore dhe Emërime ka filluar intervistat me kandidatët për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Sot dhe nesër do të intervistohen 10 kandidatët, pas së cilës do të bëhet përzgjedhja dhe zgjedhja e kryetarit të Komisionit Antikorrupsion. Ish-kryetarja Tatjana Dimitrovska dha dorëheqje për shkak të akuzave në rastin “Addiv”.
“Sot fillojmë me intervistat me 5 prej tyre, nesër vazhdojmë me 5 të tjerët. Është planifikuar që ditën pas intervistave të mblidhemi si Komision dhe, sipas formularit dhe ligjit, duke respektuar procedurat, të bëjmë renditjen e kandidatëve dhe secili anëtar ta vlerësojë veçmas. Plani është që në fund të javës, sipas asaj që përcakton Kuvendi, pra të premten, të thirret Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime dhe kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të zgjidhet pas vlerësimit nga Komisioni i Përzgjedhjes”, tha Bojan Stojanovski.