Kush do t’i përfaqësojë amerikanët dhe iranianët në bisedimet e paqes në Pakistan?
Ekipi amerikan që po udhëheq bisedimet me Iranin sot përbëhet nga figura të njohura. Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance pritet të udhëheqë delegacionin, i cili përfshin edhe të dërguarin për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, shkruan skynews. Witkoff dhe Kushner, të cilët kanë qenë gjithashtu të përfshirë në […]
Ekipi amerikan që po udhëheq bisedimet me Iranin sot përbëhet nga figura të njohura.
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance pritet të udhëheqë delegacionin, i cili përfshin edhe të dërguarin për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, shkruan skynews.
Witkoff dhe Kushner, të cilët kanë qenë gjithashtu të përfshirë në bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, kanë marrë pjesë edhe në negociatat për programin bërthamor të Iranit, të cilat ishin në zhvillim kur SHBA dhe Izraeli nisën sulmin më 28 shkurt, duke filluar luftën.
Nga ana iraniane, bisedimet pritet të drejtohen nga tre përfaqësues kryesorë:
Kryetari i parlamentit – Mohammed Baqer Ghalibaf;
Ministri i Jashtëm – Abbas Araqchi;
Sekretari i ri i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare – Mohmamad Baqer Zolqadr.
Ndërsa qëndrimi i udhëheqësit suprem mbetet i paqartë, Ghalibaf është shfaqur si një nga figurat potencialisht kyçe për Iranin.
Ish-komandant i Gardës Revolucionare të Iranit, Ghalibaf është paraqitur historikisht si një linje e ashpër politike, por që Perëndimi mund të negociojë me të.
“Është një opsion i fortë”, i tha Politico një zyrtar i administratës amerikane.
“Ai është një nga më të lartët… por duhet t’i testojmë dhe nuk mund të nxitojmë”, shtoi ai.
Megjithatë, të tjerë kanë shprehur dyshime për këtë pretendim dhe mbetet e paqartë se sa ndikim real ka Ghalibaf në Iran.
Ndryshe, bisedimet e paqes mes SHBA-së dhe Iranit pritet të fillojnë sot në Pakistan.