Kush ishte zyrtari i EULEX-it i vrarë në 2013, që çoi dje në bastisjet e fundit në veri?
Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në orët e para të mëngjesit të së dielës realizuan një operacion në 9 lokacione në veri të vendit. Operacioni policor i realizuar në Zveçan dhe Zubin Potok përfundoi me shoqërimin e 7 personave në polici, të cilët pas intervistimit u liruan në procedurë të rregullt. Rast […]


Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në orët e para të mëngjesit të së dielës realizuan një operacion në 9 lokacione në veri të vendit.
Operacioni policor i realizuar në Zveçan dhe Zubin Potok përfundoi me shoqërimin e 7 personave në polici, të cilët pas intervistimit u liruan në procedurë të rregullt. Rast ky për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për të arrestuarit.
Ky operacion policor erdhi si rezultat i hetimeve për vrasjen e zyrtarit të të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) më 2013.
Audrius Senavicius, nga Lituania, ishte pjesëtari i parë i Misionit për Sundim të Ligjit i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), i cili është vra në krye të detyrës prej se ky mision është instaluar në Kosovë.
Ai ishte vra në një pritë, në rajonin e komunës veriore të Zveçanit më 19 shtator të vitit 2013, kur u sulmuan dy vetura të EULEX-it, teksa po ktheheshin nga pika kufitare me Serbinë në Jarinjë për në jug të Mitrovicës.
EULEX-i kishte ofruar shpërblim prej 27 mijë e 500 euro për informacionet që qojnë deri në kapjen e autorit apo autorëve të vrasjes së pjesëtarit të këtij misioni, Audrius Senavicius.
Atë kohë një ekip i përzier i hetuesve të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës kishin kryer hetime.
Ndërkaq në operacionin policor të zhvilluar të dielën më 19 tetor 2025, gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale sikurse: dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente, pajisje elektronike të ndryshme etj.