Ky është 44-vjeçari që u arrestua në Han të Elezit me mbi 16 mijë franga zvicerane të falsifikuara
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit që është arrestuar në pikën kufitare në Han të Elezit, pasi në veturën e tij u kapën mbi 16 mijë franga zvicerane të falsifikuara. Bëhet fjalë për Sead Xhemailin, 44-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili më 12 korrik u ndalua nga autoritetet kosovare në hyrje të vendit […]


Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit që është arrestuar në pikën kufitare në Han të Elezit, pasi në veturën e tij u kapën mbi 16 mijë franga zvicerane të falsifikuara.
Bëhet fjalë për Sead Xhemailin, 44-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili më 12 korrik u ndalua nga autoritetet kosovare në hyrje të vendit me veturë të tipit Audi A2, ku gjatë kontrollit të detajuar nën ulëset e përparme u gjetën 8076 monedha metalike dyfrangëshe, të ndara në 16 qese plastike, për një shumë totale prej 16,152 franga zvicerane, të gjitha të dyshuara si të falsifikuara.
Xhemaili është ndaluar për 48 orë, ndërsa prokuroria ka hapur rast penal për “Falsifikim të parasë”. Monedhat dhe vetura janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësia Rajonale e Hetimeve në Kaqanik.
