Ky është i dyshuari për aksidentin me fatalitet ku mbeti i vdekur vëllau i Gjestit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Qungur të Pejës, ku një aksident trafiku ka rezultuar me fatalitet, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sinjali mësoi se rreth orës 14:00, Policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçikleti. Sinjali mëson se i dyshuari për aksidentin me fatalitet, ku mbeti i vdekur […]


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Qungur të Pejës, ku një aksident trafiku ka rezultuar me fatalitet, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sinjali mësoi se rreth orës 14:00, Policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçikleti.
Sinjali mëson se i dyshuari për aksidentin me fatalitet, ku mbeti i vdekur vëllai i Gjestit, është Gentonis Nikqi.
Për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar. Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, i cili mësohet të jetë vëllai i Gjestit, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
