Totaj përuron projektin e përfunduar në SHFMU “Haziz Tola” në lagjen “Jeta e Re”
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përuruar sot projektin e përfunduar në shkollën SHFMU “Haziz Tola” në lagjen “Jeta e Re”. Projekti përfshinte rregullimin e oborrit dhe funksionalizimin e sallës së edukatës fizike, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit. “Ky është vetëm një nga projektet që dëshmon punën tonë


Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përuruar sot projektin e përfunduar në shkollën SHFMU “Haziz Tola” në lagjen “Jeta e Re”. Projekti përfshinte rregullimin e oborrit dhe funksionalizimin e sallës së edukatës fizike, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.
“Ky është vetëm një nga projektet që dëshmon punën tonë konkrete për arsim më cilësor dhe të ardhme më të sigurt për fëmijët e Prizrenit,” tha Totaj.
Ai theksoi se angazhimi i komunës për arsim cilësor do të vazhdojë, duke investuar në infrastrukturë dhe kushte që mbështesin zhvillimin e të rinjve dhe mësimdhënësve.
