Labi me fjalë të rënda për Elijonën: Po viktimizohesh se të ka vdekur nëna, me qenë e mirë s’do ishe larguar nga familja kur ke qenë 13 vjeçare
Në Big Brother VIP Kosova 4, mbrëmja e së premtes solli një përplasje të fortë mes Labinot Rexhës dhe Elijonës, teksa banorët po përgatiteshin për gjumë në dhomën e fjetjes. Debati nisi pas disa provokimeve, të cilat Labi duket se nuk i përballoi dot. Ai u kthye ashpër ndaj Elijonës, duke i thënë: “Ti po […]
Në Big Brother VIP Kosova 4, mbrëmja e së premtes solli një përplasje të fortë mes Labinot Rexhës dhe Elijonës, teksa banorët po përgatiteshin për gjumë në dhomën e fjetjes.
Debati nisi pas disa provokimeve, të cilat Labi duket se nuk i përballoi dot. Ai u kthye ashpër ndaj Elijonës, duke i thënë: “Ti po viktimizohesh pse të ka vdekur nëna.” Koment që tronditi banorët, pasi prekte një ngjarje tragjike që ajo kishte ndarë më herët.
Elijona kishte treguar se nëna dhe motra e saj kishin humbur jetën në një aksident teksa udhëtonin nga Gjermania në Kosovë — një histori që kishte prekur publikun.