Lagjet Banjeshnicë, Fazanari dhe Grudajcë mirëpresin Valbon Limanin

Sot, në lagjet Banjeshnicë, Fazanari dhe Grudajcë të Gostivarit, banorët pritën kandidatin për kryetar komune nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani. Ai u shoqërua nga Valdet Xhaferi, The post Lagjet Banjeshnicë, Fazanari dhe Grudajcë mirëpresin Valbon Limanin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 4, 2026 - 16:30
 0
Lagjet Banjeshnicë, Fazanari dhe Grudajcë mirëpresin Valbon Limanin

Sot, në lagjet Banjeshnicë, Fazanari dhe Grudajcë të Gostivarit, banorët pritën kandidatin për kryetar komune nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani. Ai u shoqërua nga Valdet Xhaferi, kryesues i Këshillit Komunal dhe kryetar dega i BDI-së në Gostivar.

Gjatë takimeve, Limani prezantoi projektet dhe planet e tij për zhvillimin e komunës, duke dëgjuar nga afër kërkesat dhe nevojat e banorëve. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetet lokale dhe synimin për të sjellë përmirësime konkrete për jetën e përditshme të qytetarëve.

Ky takim vjen në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 11 janarit, ku Valbon Limani synon të fitojë besimin e qytetarëve të Gostivarit dhe të vijë me një qeverisje transparente dhe të afërt me njerëzit. Gazeta Flaka

The post Lagjet Banjeshnicë, Fazanari dhe Grudajcë mirëpresin Valbon Limanin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .