Valbon Limani: 30.000 denarë në vit për gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një konferencë për shtyp prezantoi pesë masa të reja konkrete sociale, të cilat do The post Valbon Limani: 30.000 denarë në vit për gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një konferencë për shtyp prezantoi pesë masa të reja konkrete sociale, të cilat do të zbatohen menjëherë pas marrjes së mandatit.
Valbon Limani prezantoi një masë që ai e cilësoi si ndër më të dashurat për të personalisht – mbështetjen për gjyshërit pensionistë që kujdesen për nipërit dhe mbesat, ndërkohë që prindërit janë në punë.
Sipas kësaj mase, gjyshërit përfitues do të marrin 30.000 denarë në vit nga Komuna e Gostivarit, si shenjë mirënjohjeje dhe respekti për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në familje.
“Kujdesi për familjen dhe gjyshërit tanë determinon solidaritetin shoqëror dhe vlerat humane të qytetit tonë,” u shpreh Limani. Gazeta Flaka
The post Valbon Limani: 30.000 denarë në vit për gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .