Largim i papritur në Ferma VIP 3, Khuba heq dorë nga gara

Një largim i papritur ka ndodhur në Ferma VIP 3, ku këngëtari Khuba ka vendosur të tërhiqet nga gara. Vendimi i tij është marrë disa ditë më parë, kur ai i ka kërkuar Agait që të largohej nga gara. Khuba u shpreh se arsyeja kryesore lidhej me mungesën e privatësisë dhe qetësisë gjatë qëndrimit në […]

Prill 14, 2026 - 01:00
Largim i papritur në Ferma VIP 3, Khuba heq dorë nga gara

Një largim i papritur ka ndodhur në Ferma VIP 3, ku këngëtari Khuba ka vendosur të tërhiqet nga gara.

Vendimi i tij është marrë disa ditë më parë, kur ai i ka kërkuar Agait që të largohej nga gara.

Khuba u shpreh se arsyeja kryesore lidhej me mungesën e privatësisë dhe qetësisë gjatë qëndrimit në fermë.

“Më mungon privatësia dhe qetësia. Kjo ishte një sfidë për veten. Jam i lumtur që do të iki në shtëpi”, ka thënë Khuba tek Agai.

Më pas, gjatë një komunikimi me moderatoren Arbana Osmani, ai pranoi se përvoja rezultoi më e vështirë nga sa e kishte menduar në fillim.

“E mendova se do ishte më e lehtë”, tha ai.

Para largimit, Khuba ka shprehur respekt dhe mirënjohje për fermerët e tjerë, duke veçuar Malborën, me të cilën kishte krijuar një afrimitet më të madh gjatë qëndrimit në fermë.