LDK bën homazhe në 24-vjetorin e vrasj*es së Ismet Rracit
Kryesia e LDK-së, nënkryetari i këtij subjekti, Anton Quni, me bashkëpunëtorë bënë homazhe dhe nderuan jetën e veprën e ish-kryetarit të Klinës dhe veprimtarit të orëve të para të LDK-së, Ismet Rraci, në 24 vjetorin e vrasjes së tij. Në një postim në Facebook, LDK bën të ditur se familja Rraci dhe Kosova humbën një


Kryesia e LDK-së, nënkryetari i këtij subjekti, Anton Quni, me bashkëpunëtorë bënë homazhe dhe nderuan jetën e veprën e ish-kryetarit të Klinës dhe veprimtarit të orëve të para të LDK-së, Ismet Rraci, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.
Në një postim në Facebook, LDK bën të ditur se familja Rraci dhe Kosova humbën një njeri me shumë virtyte dhe një njeri që rrallë mund të përsëritet.
“Ismet Rraci, u nda padrejtësisht nga jeta në prillin e vitit 2001, ishte një intelektual i rrallë, besnik, guximtar, veprimtar i devotshëm i cili në kohëra të vështira dha shumë për Kosovën. Ai ishte personalitet përbashkues, patriot i madh, intelektual i shquar, burrë i ndershëm, punëtor i pandalshëm si para, gjatë dhe pas luftës së fundit, si dhe mik e bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Ibrahim Rugova”.
“Familja Rraci, Kosova dhe populli i saj humbi një njeri me shumë virtyte dhe një njeri që rrallë mund të përsëritet. Përherë do të kujtohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në të mirë të atdheut. Lavdi jetës dhe veprës!”, thuhet në njoftimin e LDK-së.