Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, liderët europian kanë nisur të zbarkojnë që prej ditës së sotme në kryeqytetin shqiptar. Kryeministri finlandez, Petteri Orpo ishte miku i radhës i pritur pasditen e sotme nga kreu i qeverisë Edi Rama. Lajmi u nda nga Rama, i […]

maj 15, 2025 - 23:00
 0  5
Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, liderët europian kanë nisur të zbarkojnë që prej ditës së sotme në kryeqytetin shqiptar.

Kryeministri finlandez, Petteri Orpo ishte miku i radhës i pritur pasditen e sotme nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Lajmi u nda nga Rama, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale, postoi dhe pamje nga pritja që iu bë homologut të tij finlandez.

“Kënaqësi të mikprisja kryeministrin e Finlandës Petteri Orpo, teksa diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane”, shprehet kreu i qeverisë Rama.

Kujtojmë se në Samitin e ditës së nesërme do të marrin pjesë  40 lider shtetesh, të BE-së dhe përfaqësues të NATO-s.