LDK me tubim masiv në sheshin e Gjilanit, Abdixhiku: Do ta bëjmë autostradën e Anamoravës deri te Dheu i Bardhë brenda mandatit

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të madh në qytetin e Gjilanit, në shesh, ka premtuar përfundimin e autostradës së Anamoravës deri te Dheu i Bardhë. Sipas tij, kjo do të përfundohet brenda mandatit të qeverisë së tyre. “Gjilan e Anamoravë. E di që ju kanë lënë pas. Ju

shkurt 6, 2025 - 20:00
 0  4
LDK me tubim masiv në sheshin e Gjilanit, Abdixhiku: Do ta bëjmë autostradën e Anamoravës deri te Dheu i Bardhë brenda mandatit
ldk-me-tubim-masiv-ne-sheshin-e-gjilanit,-abdixhiku:-do-ta-bejme-autostraden-e-anamoraves-deri-te-dheu-i-bardhe-brenda-mandatit

ldk-me-tubim-masiv-ne-sheshin-e-gjilanit,-abdixhiku:-do-ta-bejme-autostraden-e-anamoraves-deri-te-dheu-i-bardhe-brenda-mandatit

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të madh në qytetin e Gjilanit, në shesh, ka premtuar përfundimin e autostradës së Anamoravës deri te Dheu i Bardhë.

Sipas tij, kjo do të përfundohet brenda mandatit të qeverisë së tyre.

“Gjilan e Anamoravë. E di që ju kanë lënë pas. Ju kanë lënë në harresë! Më 9 shkurt, vij. Vij si bir i juaji, vij me investime që kësaj ane i japin dinjitet. Më 9 shkurt vij me Autostradën e Anamoravës”, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Gjilan.

“Plot 170 milionë euro për ju, për rrugën e madhe kombëtare, me dalje në Bresalc, Përlepnicë e deri te Dheu i Bardhë e bashkëqytetarët tanë në Luginë. 2 minuta nga Dheu i Bardhë në Gjilan. 17 minuta nga Gjilani deri në Prishtinë”, shtoi Abdixhiku.