Lençe Ristovska jep dorëheqjen nga pozita e prokurores
Prokurorja Lençe Ristovska ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga pozita e prokurores. Sipas versionit të saj, dorëheqjen e jep për shkak të mungesës së parimeve për cka ajo ka bërë deri tani betejën për sundim të ligjit. “Funksionin e prokurorit publik gjithmonë e kam perceptuar si një thirrje dhe mundësi për të kontribuar në […]
Prokurorja Lençe Ristovska ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga pozita e prokurores. Sipas versionit të saj, dorëheqjen e jep për shkak të mungesës së parimeve për cka ajo ka bërë deri tani betejën për sundim të ligjit.
“Funksionin e prokurorit publik gjithmonë e kam perceptuar si një thirrje dhe mundësi për të kontribuar në përmirësimin e sistemit, shoqërisë dhe mbi të gjitha të jetës së qytetarëve. Prandaj, gjatë karrierës sime, një sfidë e veçantë për mua ka qenë puna në raste që ndikojnë drejtpërdrejt në cenimin e vlerave dhe parimeve shoqërore. Meqenëse nuk shoh hapësirë për të punuar në përputhje me ato parime, sot kam dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i prokurorit publik”, ka deklaruar Ristovska.
Dorëheqja e saj vjen pasi kryeprokurori Nenad Saveski vendosi t’ia marrë lëndët “Talir 1” dhe “Talir 2” të cilat i mbronte ajo që nga ngritja e tyre në kohën e Katica Janevs. Lëndët i referohen financimit të partisë politike VMRO-DPMNE./Alsat.mk.