Liderët e VLEN-it urojnë fitoren e Vetëvendosjes në Kosovë
Liderët e koalicionit VLEN kanë reaguar me urime pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, duke e cilësuar rezultatin si një dëshmi të pjekurisë demokratike dhe vullnetit The post Liderët e VLEN-it urojnë fitoren e Vetëvendosjes në Kosovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Liderët e koalicionit VLEN kanë reaguar me urime pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, duke e cilësuar rezultatin si një dëshmi të pjekurisë demokratike dhe vullnetit qytetar.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, e ka quajtur rezultatin një fitore të jashtëzakonshme për Vetëvendosjen dhe për kryeministrin Albin Kurti. “Fitore e jashtëzakonshme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. E uroj përzemërsisht mikun tim Albin Kurti për rezultatin, si dhe popullin dhe institucionet e Kosovës për vetëdijen e lartë qytetare dhe organizimin e përkryer të zgjedhjeve,” ka deklaruar Kasami. Ai ka shprehur edhe pritshmëri për formimin e shpejtë të institucioneve të reja, duke theksuar se “uroj që procesi i formimit të institucioneve të shkojë shpejt e mbarë, duke reflektuar vullnetin qytetar të shprehur sot”, ndërsa ka shtuar se mezi pret vazhdimin e bashkëpunimit ndërshtetëror me “Qeverinë Kurti 3”.
Urime ka përcjellë edhe nënkryetari i Qeverisë, Izet Mexhiti, i cili e ka cilësuar rezultatin si një lajm të mirë që vjen nga Kosova. “Një sihariq i mirë vie nga Kosova. Edhe një fitore e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje,” ka deklaruar Mexhiti. Ai ka vlerësuar se fitorja e re është edhe më e madhe se ajo e zgjedhjeve të kaluara dhe se procesi zgjedhor i sotëm ka rikonfirmuar standardet demokratike në Kosovë. “Zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot e rikonfirmojnë që Kosova tashmë ka krijuar një traditë të mirëfilltë demokratike, ku ka garë fer dhe të drejtë,” ka theksuar ai.
Në fund të mesazhit të tij, Mexhiti i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Kurti me fjalë përgëzimi: “I dashur Albin, nga Shkupi i fitoreve, përgëzime për rezultatin tuaj!”.
Arben Fetai: Fitore plebishitare për miqtë tanë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovën tonë të dashur!
Në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, urime të përzemërta mikut tim të çmuar, Albin Kurti, dhe ekipit të tij për këtë besim të jashtëzakonshëm e plotësisht të merituar të fituar nga populli liridashës i Kosovës.
Urime edhe qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për maturinë e lartë demokratike të treguar gjatë procesit zgjedhor.
Jam i bindur se ky mandat i fuqishëm do të shndërrohet në punë të guximshme, vendime të drejta dhe rezultate të prekshme që do të forcojnë shtetin dhe do të përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Si Qeveri e Maqedonisë së Veriut, mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin dhe projektet e përbashkëta për një Ballkan më të zhvilluar, më të begatë dhe më të sigurt. Gazeta Flaka
The post Liderët e VLEN-it urojnë fitoren e Vetëvendosjes në Kosovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .