Liderët evropianë e urojnë Magyar për fitoren: Një kapitull i ri, Hungaria zgjodhi Evropën

Liderët europianë e kanë uruar Péter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari, i cili e rrëzoi Victor Orbanin, nga pushteti pas 16 vitesh. Kancelari gjerman, Friedrich Mertz, i cili e ka uruar popullin hungarez për zgjedhjet. “Le të bashkojmë forcat për një Evropë të fortë, të sigurt dhe, mbi të gjitha, të bashkuar.”

Prill 13, 2026 - 08:30
Liderët evropianë e urojnë Magyar për fitoren: Një kapitull i ri, Hungaria zgjodhi Evropën
lideret-evropiane-e-urojne-magyar-per-fitoren:-nje-kapitull-i-ri,-hungaria-zgjodhi-evropen

lideret-evropiane-e-urojne-magyar-per-fitoren:-nje-kapitull-i-ri,-hungaria-zgjodhi-evropen

Liderët europianë e kanë uruar Péter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari, i cili e rrëzoi Victor Orbanin, nga pushteti pas 16 vitesh.

Kancelari gjerman, Friedrich Mertz, i cili e ka uruar popullin hungarez për zgjedhjet.

“Le të bashkojmë forcat për një Evropë të fortë, të sigurt dhe, mbi të gjitha, të bashkuar.”, ka thënë Mertz.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka uruar Magyarin përmes një bisede telefonike.

“Sapo fola me Peter Magyar për ta përgëzuar për fitoren e tij në Hungari! Franca e mirëpret këtë fitore për pjesëmarrjen demokratike, për angazhimin e popullit hungarez ndaj vlerave të Bashkimit Evropian dhe për vendin e Hungarisë në Evropë. Së bashku, le të ndërtojmë një Evropë më sovrane, për sigurinë e kontinentit tonë, konkurrueshmërinë tonë dhe demokracinë tonë”, ka shkruar Macron në Facebook.

Kryeministri britanik, Keir Starmer e ka cilësuar “moment historik për demokracinë evropiane”.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka deklaruar se ka fituar Evropa dhe vlerat evropiane.

Kristen Michal, kryeministrja estoneze ka thënë se hungarezët kanë bërë një zgjedhje historike.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson ka thënë se zgjedhjet shënojnë një kapitull të ri në historinë e Hungarisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se Hungaria ka zgjedh Evropën.

“Hungaria ka zgjedhur Evropën. Evropa gjithmonë ka zgjedhur Hungarinë. Së bashku, ne jemi më të fortë. Një vend rimerr rrugën e tij evropiane. Bashkimi bëhet më i fortë”, ka shkruar ajo.

Për fitoren në zgjedhje, opozitarin Magyar e ka uruar edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Vendi i Hungarisë është në zemër të Evropës.”, ka thënë ajo.