Limani: “Gostivari verën që vjen nuk do të ketë probleme me ujin e pijshëm”

Problemet me ujin e pijshëm në Komunën e Gostivarit, të cilat shpesh paraqiten gjatë muajve të verës për shkak të rritjes së numrit të banorëve, pritet të zgjidhen pas përfundimit The post Limani: “Gostivari verën që vjen nuk do të ketë probleme me ujin e pijshëm” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 16, 2025 - 22:00
 0
Limani: “Gostivari verën që vjen nuk do të ketë probleme me ujin e pijshëm”

Problemet me ujin e pijshëm në Komunën e Gostivarit, të cilat shpesh paraqiten gjatë muajve të verës për shkak të rritjes së numrit të banorëve, pritet të zgjidhen pas përfundimit të projekteve të ndërtimit të sistemit të ri të ujësjellësit, transmeton Flaka

“Problemi me ujin e pijshëm më së shpeshti paraqitet gjatë muajve të Verës, ku dukshëm rritet numri i banorëve, gati se dyfishohet numri i banorëve me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje. Është punuar në këtë drejtim dhe besoj që deri në Pranverë do të përfundojë i gjithë ndërtimi i sistemit të ri të ujësjellësit, dhe sipas vlerësimit të ekspertëve, Gostivari verën që vjen nuk do të ketë probleme me ujin e pijshëm. Ka pasur një projekt të madh dhe dy projekte me të vogla dhe me përfundimin e punimeve, që kanë ngelur vetëm dy segmente të vogla, kam besim që nuk do të ketë më problem me furnizimin e ujit të pijshëm”, tha Valbon Limani, sonte në Alsat.

Duke folur për shtratin e lumit Vardar dhe rrezikun nga përmbytjet e mundshme, Limani njoftoi se komuna ka realizuar një projekt me UNDP-në dhe është kryer pastrimi i shtratit të lumit.

“Gjithsesi, do të jemi në kontakt me institucionet kompetente siç është Ministria e Ekologjisë dhe Drejtoria e Ujërave, me qëllim që të intervenohet ende më tepër dhe të bëhet më e mira për qytetarët dhe pasojat nga përmbytjet eventuale të mos përsëriten në të ardhmen”, tha Limani.

Valbon Limani: “Besimi i 17 mijë qytetarëve është motivi më i madh për të garuar”

Valbon Limani, kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit, ka deklaruar se besimi i qytetarëve është motivi kryesor për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të janarit.

“Për herë të dytë do të garrojmë për kryetar komune të Komunës së Gostivarit dhe besimi më i madh është besimi i 17 mijë qytetarëve të cilët në zgjedhjet e 19 tetorit votuan për kandidaturën time. Nuk besoj se ka motiv më të mirë se kjo”, tha Limani, i ftuar sonte në lajmet qendrore në Alsat.

Ai shtoi se ka besim se qytetarët do të dinë të vlerësojnë dhe se në zgjedhjet e ardhshme do të “thonë fjalën e fundit”.

“Kam besim që qytetarët dijnë të vlerësojnë dhe sërish në zgjedhjet e janarit do ta thonë fjalën e fundit”, theksoi Limani.

Në pyetjen se cili do të jetë motivi i tij për të rritur numrin e votuesve në zgjedhjet e 11 janarit, mbase në zgjedhet e 19 tetorit nuk pati census, Limani tha që: censusi nuk u arrit për 21 vota dhe nuk është një numër aq i madh apo një mesazh i madh nga qytetarët dhe se pres që në zgjedhjet e 11 janarit qytetarët do ta bëjnë të vetën dhe do të zgjidhet kryetari komunës në mënyrë të rregullt. Gazeta Flaka

The post Limani: “Gostivari verën që vjen nuk do të ketë probleme me ujin e pijshëm” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .