Limani paralajmëron padi ndaj kundërkandidatit Bejta për fushatë shpifjesh

Në emisionin ZOOM në TVM2, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar komune në Gostivar, Valbon Limani, i është përgjigjur drejtpërdrejt akuzave të kundërkandidatit të tij, Nevzat Bejta, The post Limani paralajmëron padi ndaj kundërkandidatit Bejta për fushatë shpifjesh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 31, 2025 - 00:00
 0
Limani paralajmëron padi ndaj kundërkandidatit Bejta për fushatë shpifjesh

Në emisionin ZOOM në TVM2, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar komune në Gostivar, Valbon Limani, i është përgjigjur drejtpërdrejt akuzave të kundërkandidatit të tij, Nevzat Bejta, lidhur me pretendime për keqpërdorime gjatë udhëheqjes së Komunës së Gostivarit.

Limani theksoi se akuzat e ngritura ndaj tij janë të pabazuara dhe se kundërkandidati, sipas tij, po ndërton fushatën mbi shpifje.

“Kundërkandidati të vetmën armë e ka shpifjen, atë banorët e Gostivarit e dinë. Për të gjitha akuzat, posaçërisht për kohën që unë kam ushtruar detyrën e ushtruesit të detyrës, kryetar komune, unë tani nuk do të merrem sepse nuk dua t’i kushtoj rëndësi,” deklaroi Limani.

Ai paralajmëroi se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 11 janarit, do të ndërmarrë hapa ligjorë për të gjitha, siç i quajti, keqinterpretimet dhe shpifjet e bëra publikisht.

“Pas 11 janarit, për të gjitha këto shpifje dhe kontrata që keqinterpreton në studio televizive, do të ketë padi dhe për të njëjtat do të përgjigjet. Kur do të ngriten paditë, do t’i faktojmë ato me argumente të bollshme dhe aty do të shihet se sa personi në fjalë ka shpifur dhe në çfarë mënyre është duke e bërë fushatën në Gostivar,” u shpreh Limani.

Deklarata e Limanit vjen në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 11 janarit, ku përplasjet politike mes kandidatëve në Gostivar janë intensifikuar ndjeshëm, transmeton Flaka.

The post Limani paralajmëron padi ndaj kundërkandidatit Bejta për fushatë shpifjesh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .