Limani: Votuesit e BDI-së do ta dënojnë njeriun që i ka shkaktuar më së shumti dëm në Gostivar
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar komune në Gostivar, Valbon Limani, në emisionin televiziv ku ishte i ftuar, iu përgjigj pyetjes së moderatorit lidhur me deklaratën e The post Limani: Votuesit e BDI-së do ta dënojnë njeriun që i ka shkaktuar më së shumti dëm në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar komune në Gostivar, Valbon Limani, në emisionin televiziv ku ishte i ftuar, iu përgjigj pyetjes së moderatorit lidhur me deklaratën e kundërkandidatit të tij, i cili ka pretenduar se votat e BDI-së në Gostivar do të përfundojnë tek ai, për shkak se ka qenë një nga themeluesit e kësaj partie.
Limani i cilësoi këto pretendime si manipulim të radhës nga ana e kundërkandidatit.
“Kundërkandidati e ka prirje manipulimin,” u shpreh Limani.
Ai theksoi se votuesit dhe strukturat e BDI-së në Gostivar, sipas tij, do të japin një mesazh të qartë në zgjedhjet e 11 janarit.
“Sa u përket votave të BDI-së, votuesi i BDI-së dhe kësaj partie si strukturë, mendoj që BDI-ja do ta ketë rastin më të mirë që ta dënojë njeriun i cili i ka sjellë më së shumti dëme BDI-së në Gostivar,” deklaroi Limani.
Sipas tij, kandidati aktual është pikërisht personi që ka dëmtuar më shumë strukturat e kësaj partie në nivel lokal.
“Nëse ka një politikan i cili ka bërë dëm strukturave të BDI-së në Gostivar, ai pa dyshim se është kandidati i tashëm dhe besoj se do ta marrë mesazhin e qartë,” shtoi Limani.
Ai rikujtoi edhe mesazhin e dhënë nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një konvente partiake, duke nënvizuar se qëndrimi i tij ishte i qartë.
“Edhe në konventën që e kishim, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, e tha qartë mesazhin e tij dhe besoj se më 11 janar, ai do të bindet,” tha Limani.
Në fund, Limani theksoi se qytetarët do të tregojnë realisht se kë e kanë përkrahur, duke hedhur poshtë pretendimet për mbështetje të gjerë politike nga kundërkandidati.
“Ne të gjithë që jemi atje e dimë prirjen e tij për manipulime, duke thënë se i ka të gjitha partitë me vete, por më 11 janar do të tregohet se cilin e ka pasur afër vetes dhe sa e përkrahin qytetarët,” përfundoi Limani, transmeton Flaka.
The post Limani: Votuesit e BDI-së do ta dënojnë njeriun që i ka shkaktuar më së shumti dëm në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .