Limani prezanton masat sociale: Mbështetje për rininë, gratë, familjen dhe shkollat
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një konferencë për shtyp prezantoi pesë masa konkrete sociale, të cilat do të zbatohen The post Limani prezanton masat sociale: Mbështetje për rininë, gratë, familjen dhe shkollat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një konferencë për shtyp prezantoi pesë masa konkrete sociale, të cilat do të zbatohen menjëherë pas marrjes së mandatit.
Limani theksoi se vizioni i tij për Gostivarin bazohet në veprime konkrete dhe politika të zbatueshme, e jo në premtime boshe.
“Ne kemi treguar se dimë të zbatojmë vendime. Vitin e kaluar ndamë nga 100 euro për çdo familje me fëmijë të porsalindur dhe këtë masë do ta vazhdojmë edhe sivjet”, deklaroi Limani.
Ai nënvizoi se rinia do të jetë prioritet kryesor i qeverisjes së tij. Sipas tij, çdo vit do të mbështeten 30 start-up-e rinore me nga 60.000 denarë, si një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen ekonomike të Gostivarit.
“Investimi në të rinjtë tanë është investim në të ardhmen e qytetit”, theksoi Limani.

Mbështetje të veçantë do të kenë edhe gratë dhe vajzat. Limani bëri të ditur se çdo vit 30 gra dhe vajza do të përkrahen financiarisht për nismat e tyre të biznesit, duke theksuar se zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të arrihet pa fuqizimin e grave.
Në kuadër të masave sociale dhe familjare, ai prezantoi edhe projektin për pensionistët – gjyshër, të cilët shpesh mbajnë barrën kryesore të kujdesit për nipërit dhe mbesat.
“Gjyshërit tanë meritojnë respekt dhe përkrahje. Për këtë arsye, ata do të përfitojnë 30.000 denarë në vit, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre”, tha Limani.
Në fokus të veçantë të programit është edhe siguria në shkolla. Limani paralajmëroi krijimin e programit “Ambasadorët e Sigurisë dhe Respektit” në çdo shkollë, me synim parandalimin e bullizmit dhe ndërtimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit.
Në fund, Limani theksoi se këto masa nuk janë premtime zgjedhore, por një plan konkret veprimi për një Gostivar më të drejtë, më social dhe më të zhvilluar. Gazeta Flaka 




The post Limani prezanton masat sociale: Mbështetje për rininë, gratë, familjen dhe shkollat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .