Trumpi dhe zyrtarët iranianë shkëmbejnë kërcënime për protestat që po e trazojnë Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump, dhe zyrtarët e lartë iranianë shkëmbyen kërcënime të ashpra të premten, ndërsa protestat ekonomike në zgjerim përfshin pjesë të Republikës Islamike, duke përshkallëzuar më tej tensionet midis vendeve pasi Amerika bombardoi centralet bërthamore iraniane në qershor. Trump fillimisht shkroi në platformën e tij Truth Social, duke paralajmëruar Iranin se nëse “vret

Jan 2, 2026 - 15:30
 0
Trumpi dhe zyrtarët iranianë shkëmbejnë kërcënime për protestat që po e trazojnë Iranin
Trumpi dhe zyrtarët iranianë shkëmbejnë kërcënime për protestat që po e trazojnë Iranin

Trumpi dhe zyrtarët iranianë shkëmbejnë kërcënime për protestat që po e trazojnë Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump, dhe zyrtarët e lartë iranianë shkëmbyen kërcënime të ashpra të premten, ndërsa protestat ekonomike në zgjerim përfshin pjesë të Republikës Islamike, duke përshkallëzuar më tej tensionet midis vendeve pasi Amerika bombardoi centralet bërthamore iraniane në qershor.

Trump fillimisht shkroi në platformën e tij Truth Social, duke paralajmëruar Iranin se nëse “vret me dhunë protestues paqësorë”, Shtetet e Bashkuara “do t’i vijnë në ndihmë”.

Të paktën shtatë persona janë vrarë deri më tani në dhunën që rrethoi demonstratat, të shkaktuara pjesërisht nga rënia e monedhës rial të Iranit, raporton Associated Press.

“Jemi të armatosur dhe gati për të filluar”, shkroi Trump, pa dhënë hollësi.

Menjëherë pas kësaj, Ali Larijani, një ish-kryetar i parlamentit i cili shërben si sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, pretendoi në platformën sociale X se Izraeli dhe SHBA-ja po i nxisin demonstratat.

Ai nuk ofroi prova për të mbështetur pretendimin, të cilin zyrtarët iranianë e kanë bërë vazhdimisht gjatë viteve të protestave që përshkuan vendin.