Limani shpalos katër projektet madhore që synojnë transformimin e Gostivarit
Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ishte sonte i ftuar në emisionin “Debat në SHENJA”, ku foli për projektet kryesore të realizuara deri tani, si The post Limani shpalos katër projektet madhore që synojnë transformimin e Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ishte sonte i ftuar në emisionin “Debat në SHENJA”, ku foli për projektet kryesore të realizuara deri tani, si dhe për ato që pritet të zbatohen gjatë mandatit të tij në krye të komunës.
Limani theksoi se Komuna e Gostivarit ka realizuar një numër të konsiderueshëm projektesh, por u ndal veçanërisht te katër projekte madhore që, sipas tij, do ta ndryshojnë rrënjësisht pamjen urbane dhe funksionalitetin e qytetit.
“Janë shumë projekte të realizuara, por dua të veçoj disa nga më kryesoret që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin urban të Gostivarit. Një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i urës së re te gjykata, e cila do të ndërtohet nga e para dhe do të përmbushë të gjitha standardet bashkëkohore. Ura do të ketë katër korsi për automjete, dy korsi për biçikleta dhe dy për këmbësorë”, deklaroi Limani.
Ai përmendi gjithashtu zgjerimin e bulevardit “Vëllezërit Gjinovci”, duke e cilësuar atë si arterien kryesore të qytetit, si dhe ndërtimin e parkingjeve kryesore në afërsi të objektit të Komunës së Gostivarit, që sipas tij do të lehtësojnë ndjeshëm problemin e qarkullimit dhe parkimit.
Si projekti me peshën më të madhe financiare, Limani veçoi ndërtimin e sheshit të qytetit të Gostivarit, i cili parashihet të realizohet me nënkalime dhe parkingje nëntokësore.
“Së paku synimi ynë është që ky projekt madhor të nisë deri në fund të mandatit aktual”, theksoi Limani.
Ai shtoi se këto investime janë pjesë e një vizioni afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe modernizimin e Gostivarit.
The post Limani shpalos katër projektet madhore që synojnë transformimin e Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .