Sondazhi në Flaka: Qytetarët kritikë ndaj performancës ekonomike të qeverisë

Në sondazhin javor të realizuar nga Flaka, qytetarët kanë shprehur pakënaqësi të theksuar ndaj punës së qeverisë aktuale në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe standardit të jetesës. Pyetjes: “A mendoni The post Sondazhi në Flaka: Qytetarët kritikë ndaj performancës ekonomike të qeverisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 27, 2025 - 11:30
 0
Sondazhi në Flaka: Qytetarët kritikë ndaj performancës ekonomike të qeverisë

Në sondazhin javor të realizuar nga Flaka, qytetarët kanë shprehur pakënaqësi të theksuar ndaj punës së qeverisë aktuale në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe standardit të jetesës.

Pyetjes: “A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?”, shumica dërrmuese e të anketuarve kanë dhënë përgjigje negative.

Sipas rezultateve, 63 vota ose 88% e pjesëmarrësve vlerësojnë se qeveria aktuale nuk po bën mjaftueshëm për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve. Ndërkohë, vetëm 9 vota ose 13% e të anketuarve mendojnë se qeveria po bën mjaft në këtë drejtim.

Rezultatet e sondazhit pasqyrojnë shqetësimin e qytetarëve për çështjet ekonomike, fuqinë blerëse dhe standardin e jetesës, duke e renditur ekonominë ndër temat kryesore të debatit publik.

VOX – Flaka do të vazhdojë të sjellë zërin e qytetarëve dhe mendimet e tyre për temat që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme.

Pyetja për javën vijuese: A mendoni se çmimet e mallrave dhe shërbimeve janë nën kontroll nga autoritetet? Gazeta Flaka

The post Sondazhi në Flaka: Qytetarët kritikë ndaj performancës ekonomike të qeverisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .