Linda Halimi pozon me bikini, ndërsa njofton se këtë verë do të vijë në Kosovë për të kënduar në dasma e evente

Linda Halimi ka ndezur rrjetin me një postim të ri në Instagram, ku përveçse është shfaqur me një set fotografish verore, ka dhënë edhe një lajm të mirë për fansat e saj në Kosovë. Këngëtarja e njohur shqiptare dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, e cila prej më shumë se një dekade jeton […]

Prill 25, 2026 - 13:30
Linda Halimi pozon me bikini, ndërsa njofton se këtë verë do të vijë në Kosovë për të kënduar në dasma e evente

Linda Halimi ka ndezur rrjetin me një postim të ri në Instagram, ku përveçse është shfaqur me një set fotografish verore, ka dhënë edhe një lajm të mirë për fansat e saj në Kosovë.

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, e cila prej më shumë se një dekade jeton në Atlanta (SHBA) me bashkëshortin dhe vajzën e saj, ka bërë të ditur se këtë vit do të rikthehet në Kosovë për disa performanca.

“Gjendja ime pasi u rezervova për të performuar në 5 koncerte në Kosovë këtë vit”, ka shkruar Linda në mbishkrimin e fotografisë, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Ajo më tej ka zbuluar edhe datat e qëndrimit të saj: “Nga 26 maji deri më 2 shtator jam në Kosovë!”.

Në të njëjtin njoftim, Linda ka theksuar se është e hapur për ftesa për evente të ndryshme, duke shkruar: “Për çdo event, performancë live, dasma, evente – shkruani në email për detaje”, ndërsa e ka mbyllur mesazhin me entuziazëm: “Jam shumë e emocionuar të këndoj sërish për njerëzit e mi këtë sezon”.

Sa i përket fotografive, Linda është shfaqur me një bikini të kuq me shkëlqim, duke pozuar në një ambient të jashtëm, në oborr, në një ditë me diell. Ajo vërehet në formë shumë të mirë fizike, me linja trupore të theksuara, duke reflektuar stilin e saj gjithmonë të guximshëm dhe të kuruar.

Postimi u prit me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët shprehën gëzim për rikthimin e saj dhe pritshmëri për performancat që pritet t’i sjellë gjatë verës në Kosovë.