Llatasi parashikon fitoren e Mexhitit në Çair dhe Kasamit në Tetovë

Gazetari kontravers, antishqiptar dhe pro-VMRO-DPMNE, Dragan Pavlloviq-Llatas, ka dhënë një parashikim provokues për rezultatin e zgjedhjeve lokale në komunat me shumicë shqiptare. “Përveç në Gostivar ku duhet të tregohet BDI, The post Llatasi parashikon fitoren e Mexhitit në Çair dhe Kasamit në Tetovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 6, 2025 - 02:30
 0
Llatasi parashikon fitoren e Mexhitit në Çair dhe Kasamit në Tetovë

Gazetari kontravers, antishqiptar dhe pro-VMRO-DPMNE, Dragan Pavlloviq-Llatas, ka dhënë një parashikim provokues për rezultatin e zgjedhjeve lokale në komunat me shumicë shqiptare.

Përveç në Gostivar ku duhet të tregohet BDI, dhe në ndonjë fshat apo mal, komunat tjera i merr VLEN-i. Fiks Strugën, fiks Dibrën, fiks Tetovën, fiks Çairin…”, deklaroi Llatas, duke lavdëruar politikat e koalicionit opozitar shqiptar VLEN.

Sipas tij, në Çair pritet të fitojë kandidati i opozitës Izet Mexhiti, ndërsa në Tetovë një mandat të ri do ta marrë kryetari aktual Bilal Kasami.

Në të njëjtën dalje mediatike, Llatas akuzoi BDI-në se ndjek politika nacionaliste, duke e paraqitur si përgjegjëse për tensionet ndëretnike në vend. Flaka

The post Llatasi parashikon fitoren e Mexhitit në Çair dhe Kasamit në Tetovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .