LSDM: Skandal në MPB me tenderin një milion dollarësh për organizimin e provimeve për patent shofer

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, ka deklaruar sot se në Ministrinë e Brendshme me tenderin prej një milion dollarësh për organizimin e provimeve për patentë shofer, ka dyshime për korrupsion dhe duhet të sqarohet. Ajo ka akuzuar se pas këtij rasti qëndron një këshilltar i VMRO-DPMNE-së. “Skandali në Ministrinë e Brendshme me tenderin prej një […]

gusht 20, 2025 - 21:30
 0
LSDM: Skandal në MPB me tenderin një milion dollarësh për organizimin e provimeve për patent shofer

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, ka deklaruar sot se në Ministrinë e Brendshme me tenderin prej një milion dollarësh për organizimin e provimeve për patentë shofer, ka dyshime për korrupsion dhe duhet të sqarohet.

Ajo ka akuzuar se pas këtij rasti qëndron një këshilltar i VMRO-DPMNE-së.

“Skandali në Ministrinë e Brendshme me tenderin prej një milion dollarësh për organizimin e provimeve për patentë shofer, ka dyshime për korrupsion dhe duhet të sqarohet plotësisht. Një kompani e sapokrijuar, pas së cilës qëndron një këshilltar i OBRM-PDUKM-së, mori një biznes prej një milion dollarësh nga Ministria e Brendshme. Praktikisht të gjitha provimet për patentë shofer në Manastir, Prilep dhe Resnjë iu besuan kësaj kompanie të afërt me Qeverinë, me një monopol pesëvjeçar. LSDM-ja reagoi ndaj këtij skandali, duke kërkuar reagime nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, nga Prokuroria Themelore dhe nga të gjitha institucionet kompetente”, deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.