Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
Konfliktet në Lindjen e Mesme vijojnë të shkaktojnë frikë dhe kaos. Duke folur lidhur me këtë situatë dhe rrezikun e prekjes së Shqipërisë nga kjo luftë, analisti Fitim Zekthi, në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan shprehet se rreziku për vendin tonë është pothuajse zero. Lidhur me përfshirjen e SHBA në konfliktin Izrael-Iran, Zekthi shprehet […]

Konfliktet në Lindjen e Mesme vijojnë të shkaktojnë frikë dhe kaos. Duke folur lidhur me këtë situatë dhe rrezikun e prekjes së Shqipërisë nga kjo luftë, analisti Fitim Zekthi, në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan shprehet se rreziku për vendin tonë është pothuajse zero.
Lidhur me përfshirjen e SHBA në konfliktin Izrael-Iran, Zekthi shprehet se ka një debat në kabinetin e Trump, teksa shtoi se Presidenti amerikan e ka shumë të vështirë të vendosë.
“SHBA sot është në një debat të jashtëzakonshëm të kabinetit të Trump. Maga nuk do luftë, por luftë do shefi i ushtrisë amerikane për Lindjen e Mesme. Luftë duan disa njerëz që vijnë nga kampi i neokonservatorëve. Ka një debat të madh. Trumpi e ka shumë të vështirë të vendosë. Fushata e Izraelit e ka arritur qëllimin për të shkatërruar pajisjet bërthamore të Iranit. Të paktën njëra prej tyre ajo që ndodhet në Fardoë, shumë thellë në mal nuk mund të asgjësohet nga aviacioni izraelit dhe duhet përdorur aviacioni i sofistikuar amerikan B2 që mban bomba rreth 13 ton”, shprehet analisti, Zekthi.
Përfshirja e vetme që mund të ketë SHBA sipas Zekthit është duke bombarduar me aviacionin e sofistikuar B2 pajisjet bërthamore të Iranit, por sipas tij kjo nuk do të sjellë ndonjë pasojë të madhe.
“SHBA mund të përfshihet në luftë vetëm duke bombarduar me B2 dhe kjo nuk do të sjellë ndonjë pasojë të madhe. Vetëm nëse Izraeli do të çmendet plotësisht dhe do të kërkojë me çdo kusht ndryshim regjimi dhe SHBA do të bijë ‘viktimë’ e kësaj”, tha Zekthi.
Ndërsa sa i përket eliminimit të Udhëheqësit Suprem iranian Ali Khamenei, Zekthi shprehet se Izraeli do të kërkojë vrasjen e tij vetëm nëse nuk arrihet bombardimi me B2 me ndihmën e Amerikës.
“Izraeli ndoshta ka mundësinë që ta eliminojë. Vrasja e liderëve nuk ka qenë traditë dhe në Luftën e Dytë Botërore nuk ka ndodhur kjo gjë. Nëse do të dështojë përpjekja amerikane dhe izraelite për të bombarduar me B2 ato njësitë atëherë mendoj që Izraeli do të eliminojë Khamenein. Kjo nuk do të bëjë ndonjë gjë të madhe, thjesht ato do të gjejnë një lider tjetër, pasi në kushte të tjera sot Irani ëhstë e pamundur pa ndërhyrje tyokësore të ndryshojë regjimin”, u shpreh Zekthi.
