Luiz Ejlli apo Luana Vjollca? Zbulohet kush do ta prezantojë “Ferma VIP”
Pas shumë spekulimeve se Luiz Ejlli mund të merrte drejtimin e “Ferma VIP”, duket se tashmë është konfirmuar moderatorja e re: Luana Vjollca! Sipas burimeve të sigurta për Anabel, Luana do të rikthehet në ekran pas një periudhe gati dyvjeçare, pas eksperiencës së saj me “Love Island” në Tv Klan. Gjatë kësaj kohe, ajo është […] The post Luiz Ejlli apo Luana Vjollca? Zbulohet kush do ta prezantojë “Ferma VIP” appeared first on InfoShqip.com.

Pas shumë spekulimeve se Luiz Ejlli mund të merrte drejtimin e “Ferma VIP”, duket se tashmë është konfirmuar moderatorja e re: Luana Vjollca!
Sipas burimeve të sigurta për Anabel, Luana do të rikthehet në ekran pas një periudhe gati dyvjeçare, pas eksperiencës së saj me “Love Island” në Tv Klan.
Gjatë kësaj kohe, ajo është fokusuar më shumë te biznesi i saj i modës, por duket se tani vjen me angazhime të reja në televizion.
Reality show “Ferma VIP”, i cili do të startojë së shpejti në Vizion Plus, do të sjellë personazhe të njohur, të cilët do të përballen me sfidat e jetesës në fermë për 100 ditë, ndërsa fituesi do të shpërblehet me 100 mijë euro.
Sezoni i parë u drejtua nga Fjoralba Ponari, ndërsa fitues u shpall Dijonis Biba.
E ndërsa Luiz Ejlli nuk do të jetë në rolin e moderatorit, nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë një rol të veçantë në këtë sezon të ri.
The post Luiz Ejlli apo Luana Vjollca? Zbulohet kush do ta prezantojë “Ferma VIP” appeared first on InfoShqip.com.