“Lujta, lujta pra” – Ermal Panduri i përgjigjet Arben Ahmetit pas kallëzimit penal nga Faton Peci: Më pëlqeu kallëzimi penal i Faton Pecit, mezi po e pres

Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë, kishte vendosur që të bëjë një kallëzim penal ndaj disa personave, për dyshimin e bazuar të Cenimit të Përcaktimit të Lirë të Votuesve, të sanksionuar me nenin 210 dhe të Falsifikimit të Rezultateve të Votimit sipas nenit 216 të Kodit Penal të Kosovës, shkruan Gazeta10. Në mesin e tyre

tetor 16, 2025 - 01:00
 0
“Lujta, lujta pra” – Ermal Panduri i përgjigjet Arben Ahmetit pas kallëzimit penal nga Faton Peci: Më pëlqeu kallëzimi penal i Faton Pecit, mezi po e pres
“Lujta, lujta pra” – Ermal Panduri i përgjigjet Arben Ahmetit pas kallëzimit penal nga Faton Peci: Më pëlqeu kallëzimi penal i Faton Pecit, mezi po e pres

“Lujta, lujta pra” – Ermal Panduri i përgjigjet Arben Ahmetit pas kallëzimit penal nga Faton Peci: Më pëlqeu kallëzimi penal i Faton Pecit, mezi po e pres

Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë, kishte vendosur që të bëjë një kallëzim penal ndaj disa personave, për dyshimin e bazuar të Cenimit të Përcaktimit të Lirë të Votuesve, të sanksionuar me nenin 210 dhe të Falsifikimit të Rezultateve të Votimit sipas nenit 216 të Kodit Penal të Kosovës, shkruan Gazeta10.

Në mesin e tyre ishte edhe Ermal Panduri, moderatori i emisionit “Debat Plus”, i cili në ditën e zgjedhjeve i kishte analizuar disa exitpolle për komunat e Kosovës.

Panduri në profilin e tij në Facebook kishte reaguar pas postimit të Faton Pecit për kallëzimin penal, ku përfshihej edhe vetë Panduri.

“LUJTA, MENXI PO PRES…”, kishte shkruar Panduri në Facebook.

Moderatori i emisionit “Adresa” në Kanal 10, Arben Ahmeti, në transmetim live të emisionit të tij, e telefoni Ermal Pandurin duke e pyetur rreth postimit që ai e kishte bërë në Facebook, shkruan Gazeta10.

Ahmeti e pyeti pandurin se si e kishte pritur njoftimin e Faton Pecit për kallëzim penal edhe ndaj Pandurit.

Panduri tha se i kishte pëlqyer një gjë e tillë dhe se mezi po priste që të kuptonte se ku përfshihej ai në gjihtë këtë çështje.

“Mpëlqej, mpëlqej jashtëzakonisht shumë, menxi e pres ditën në të cilën dë të dëshiroja të di se ku përfshihem unë në krejt këtë mes”, tha Panduri përmes një lidhjeje telefonike..Gazeta10

Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje: