Shpejtim Bulliqi: Puna e mirë solli miliona euro investime në Podujevë
Kryetari i Komunës së Podujevës dhe kandidat për një mandat të ri, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij është dëshmuar se si punohet me përkushtim dhe përgjegjësi. “Përgjatë qeverisjes sonë kemi dhënë shembull se si punohet shumë dhe me përgjegjësi. Puna e mirë ka bërë që t’i kemi miliona euro investime në


Kryetari i Komunës së Podujevës dhe kandidat për një mandat të ri, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij është dëshmuar se si punohet me përkushtim dhe përgjegjësi.
“Përgjatë qeverisjes sonë kemi dhënë shembull se si punohet shumë dhe me përgjegjësi. Puna e mirë ka bërë që t’i kemi miliona euro investime në shumë sektorë. Këtë do ta vazhdojmë bashkë edhe pas 12 tetorit”, ka thënë Bulliqi, duke theksuar se mbetet i përkushtuar për zhvillimin e Podujevës.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin me numrin 105.
