Luli i “Dardanëve” në lot pas arritjes së Kosovës në “play-offin” e Botërorit

Kryetari i tifogrupit të Kosovës “Dardanët”, Lulzim Berisha e ka shijuar fitoren e Kosovës mbrëmë në Slloveni. “Luli” është parë në lot, pas golit të shënuar të Kosovës nga Fisnik Asllani, dhe pas arritjes së një suksesi historik – kualifikimit në “play-offin” e Botërorit. Kosova fitoi 2-0 në Slloveni, teksa Lulzim Berisha si prijës i […]

Nëntor 17, 2025 - 10:00
 0
Luli i “Dardanëve” në lot pas arritjes së Kosovës në “play-offin” e Botërorit

Kryetari i tifogrupit të Kosovës “Dardanët”, Lulzim Berisha e ka shijuar fitoren e Kosovës mbrëmë në Slloveni.

“Luli” është parë në lot, pas golit të shënuar të Kosovës nga Fisnik Asllani, dhe pas arritjes së një suksesi historik – kualifikimit në “play-offin” e Botërorit.

Kosova fitoi 2-0 në Slloveni, teksa Lulzim Berisha si prijës i tifozëve “Dardanët” ishte në stadium, si në çdo stadium apo shtet ku luan Kosova.

Përveç kontributit të tij si kryetar i “Dardanëve”, “Luli” kishte dhënë kontribut të pashoq edhe në luftën e Kosovës më 1999, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.