Lushtaku zhvillon takime me qytetarë, edukatorë dhe sportistë në Skenderaj
Kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar sot disa takime dhe vizita në qytet, ku ka theksuar rëndësinë e përkujdesjes për komunitetin dhe për njerëzit që kanë dhënë kontribut të çmuar në shoqëri. Lushtaku vizitoi objektin e Handikos-it, i cili është ndërtuar gjatë këtij mandati dhe tashmë ofron kushte më të


Kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar sot disa takime dhe vizita në qytet, ku ka theksuar rëndësinë e përkujdesjes për komunitetin dhe për njerëzit që kanë dhënë kontribut të çmuar në shoqëri.
Lushtaku vizitoi objektin e Handikos-it, i cili është ndërtuar gjatë këtij mandati dhe tashmë ofron kushte më të mira për punë dhe aktivitete në shërbim të personave me aftësi të kufizuara.
Ai gjithashtu u takua me edukatorët e çerdheve publike, të cilët, siç tha, me përkushtim dhe dashuri kujdesen çdo ditë për gjeneratat e reja.
Një takim i ngrohtë u zhvillua edhe me disa nga doktorët në pension, ku Lushtaku i falënderoi ata për kontributin e madh dhe të pashlyeshëm që kanë dhënë ndër dekada për qytetarët e Skenderajt.
Në përfundim, ai vizitoi edhe Klubin e Pingpongut “Skenderaj”, ku bashkë me sportistët ndau momente argëtimi dhe entuziazmi, duke theksuar se energjia e tyre është motivim për të vazhduar më tej.
