Totaj: Qindra të rinj të Prizrenit kanë hapur biznese të reja me mbështetjen e komunës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se qindra të rinj në qytet kanë përfituar nga trajnime dhe projekte të ndryshme, duke arritur të hapin start-up bizneset e tyre. Totaj theksoi se kjo është bërë e mundur falë mbështetjes së komunës dhe bashkëpunimit me Makerspace Innovation Center në Prizren. “Qindra të

shtator 25, 2025 - 18:30
 0
Totaj: Qindra të rinj të Prizrenit kanë hapur biznese të reja me mbështetjen e komunës
Totaj: Qindra të rinj të Prizrenit kanë hapur biznese të reja me mbështetjen e komunës

Totaj: Qindra të rinj të Prizrenit kanë hapur biznese të reja me mbështetjen e komunës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se qindra të rinj në qytet kanë përfituar nga trajnime dhe projekte të ndryshme, duke arritur të hapin start-up bizneset e tyre.

Totaj theksoi se kjo është bërë e mundur falë mbështetjes së komunës dhe bashkëpunimit me Makerspace Innovation Center në Prizren.

“Qindra të rinj kanë përfituar trajnime dhe kanë hapur start-up bizneset e tyre me mbështetjen e Komunës së Prizrenit. Falë punës së mirë dhe bashkëpunimit me Makerspace Innovation Center në Prizren, jemi krenarë që një tjetër projekt i Idea to Scale po jetësohet dhe të rinjtë e Prizrenit po bëhen pjesë e integruar e një sistemi global të teknologjisë informative, dijes dhe ndërmarrësisë”, tha Totaj.

Ky projekt synon të fuqizojë rininë e Prizrenit përmes edukimit në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit të ideve të reja të biznesit, duke e bërë qytetin një qendër të inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajon.