Macron-Erdogan: Thirrje që të gjitha palët të respektojnë armëpushimin

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan lidhur me negociatat për armëpushimin në Lindjen e Mesme. Macron tha se gjatë diskutimit janë trajtuar zhvillimet aktuale në rajon dhe është bërë thirrje që të gjitha palët të respektojnë armëpushimin e arritur, duke siguruar që […]

Prill 11, 2026 - 19:30
Macron-Erdogan: Thirrje që të gjitha palët të respektojnë armëpushimin

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan lidhur me negociatat për armëpushimin në Lindjen e Mesme.

Macron tha se gjatë diskutimit janë trajtuar zhvillimet aktuale në rajon dhe është bërë thirrje që të gjitha palët të respektojnë armëpushimin e arritur, duke siguruar që ai të zbatohet gjithashtu edhe në Liban. Po ashtu, është theksuar nevoja që të garantohet liria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një zonë strategjike për tregtinë globale të energjisë.

Sipas tij, të dy liderët kanë nënvizuar rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje diplomatike të fortë dhe të qëndrueshme, e cila do të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe stabilizimin afatgjatë të rajonit.

“Ne fillimisht diskutuam situatën në Lindjen e Mesme dhe bëmë thirrje që të gjitha palët të respektojnë armëpushimin, si dhe që ai të zbatohet edhe në Liban, duke garantuar gjithashtu lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Theksuam rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje diplomatike të fortë dhe të qëndrueshme,” shkroi Macron në platformën X.