Macron: Nëse sulmohemi në aspektin tregtar, duhet të reagojmë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se nëse preken interesat tregtare të Evroës, atëherë ajo duhet të bëjë që të respektohet. “Nëse ne sulmohemi në aspektin tregtar, Evropa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të ngrihet në këmbë dhe për këtë arsye të reagojë”, është shprehur Macron Vërejtjet e tij përqendrohen kryesisht në […] The post Macron: Nëse sulmohemi në aspektin tregtar, duhet të reagojmë appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 3, 2025 - 19:00
 0  3
Macron: Nëse sulmohemi në aspektin tregtar, duhet të reagojmë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se nëse preken interesat tregtare të Evroës, atëherë ajo duhet të bëjë që të respektohet.

“Nëse ne sulmohemi në aspektin tregtar, Evropa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të ngrihet në këmbë dhe për këtë arsye të reagojë”, është shprehur Macron

Vërejtjet e tij përqendrohen kryesisht në pavarësinë më të madhe evropiane dhe autonominë strategjike në mbrojtje, duke thënë se agresioni rus ndaj Ukrainës dhe administrata e re e Trumpit “i shtyjnë evropianët të jenë më të bashkuar”.

Përveç Macronit, ndaj paralajmërimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifa për Evropën, kanë reaguar edhe shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

The post Macron: Nëse sulmohemi në aspektin tregtar, duhet të reagojmë appeared first on InfoShqip.com.