Scholz pro monitorimit të koordinuar të Detit Baltik pas akteve të sabotimit

Pas një sërë aktesh të dyshuara si sabotim në kabllot nën det në Detin Baltik, Gjermania do të marrë pjesë në mbikëqyrjen e zonës detare, sipas kancelarit Scholz. Disa vende të NATO-s po diskutojnë sot forcimin e sigurisë në rajonin e Detit Baltik. Shkak janë bërë një sërë aktesh, të dyshuara si akte sabotazhi në

Jan 14, 2025 - 15:00
 0  4
Scholz pro monitorimit të koordinuar të Detit Baltik pas akteve të sabotimit
scholz-pro-monitorimit-te-koordinuar-te-detit-baltik-pas-akteve-te-sabotimit

scholz-pro-monitorimit-te-koordinuar-te-detit-baltik-pas-akteve-te-sabotimit

Pas një sërë aktesh të dyshuara si sabotim në kabllot nën det në Detin Baltik, Gjermania do të marrë pjesë në mbikëqyrjen e zonës detare, sipas kancelarit Scholz.

Disa vende të NATO-s po diskutojnë sot forcimin e sigurisë në rajonin e Detit Baltik. Shkak janë bërë një sërë aktesh, të dyshuara si akte sabotazhi në kabllot nën det, të tilla si së fundmi nga anija “Eagle S”.

Dyshohet se këto incidente janë pjesë e një strategjie hibride, tha kancelari gjerman Olaf Scholz para fillimit të konferencës në kryeqytetin finlandez Helsinki. Incidentet përbëjnë një kërcënim për vendet evropiane, tha ai. Scholz u bëri thirrje vendeve bregdetare të konsultohen së bashku dhe të veprojnë shpejt në rajonin e Detit Baltik. “Ne duhet të shkëmbejmë informacion midis shteteve dhe operatorëve privatë të infrastrukturës,” tha kancelari gjerman.

Në muajt e fundit, disa kabllo të dhënash dhe energjie elektrike janë prerë në Detin Baltik. Dyshohet se këto janë akte sabotazhi me urdhër të Rusisë.

Konferenca do të fokusohet gjithashtu në “flotën fantazmë” me të cilën Moska dëshiron të anashkalojë embargon e naftës. Me flotë fantazmë kuptohen anije që përdoren ilegalisht për të anashkaluar sanksionet. Përdorimi i tyre mundëson të anashkalohen rregullat e sigurisë ose mjedisit, të shmangen kostot e sigurimit dhe mundësohet përfshirja edhe në aktivitete të tjera të paligjshme.

“Flota fantazmë” e Rusisë

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka shprehur shqetësimin për “flotën fantazmë” të Rusisë. Ajo tha se ajo mund të ishte një mundësi për Kremlinin për të vazhduar luftën në Evropë. Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs theksoi se është e nevojshme të përgatitemi për ngjarje të mëtejshme. Kryeministri suedez, Ulf Kristersson ka paralajmëruar se Deti Baltik nuk duhet të lejohet të bëhet një zonë rreziku.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte njoftoi dje në Bruksel se do të merren masa të mëtejshme për mbrojtjen e infrastrukturës kritike në Helsinki: “Ne duam të forcojmë praninë ushtarake të NATO-s në Detin Baltik. Dhe ne do të flasim për ‘flotën fantazmë’. Asnjë vend nuk duhet të jetë në gjendje të na shfrytëzojë, të kërcënojë infrastrukturën tonë ose të dëmtojë shoqëritë tona.”

“Defektet duhet të raportohen menjëherë”

Për këtë qëllim do të përdoren disa anije, kjo tashmë është paralajmëruar paraprakisht. Por kjo nuk mjafton, sipas ekspertes së sulmeve hibride Jukka Savolainen nga Qendra Evropiane e Kompetencës për Mbrojtjen kundër Kërcënimeve Hibride Hybrid COE.

Operatorët e infrastrukturës si tubacionet e gazit ose kabllot duhet të raportojnë menjëherë defektet, mundësisht në një qendër monitorimi të infrastrukturës kritike të NATO-s. Kjo e fundit duhet të mbledhë të dhëna nga shërbimet e ndryshme të inteligjencës dhe të identifikojë anijet e dyshimta.