Tërmetet në Santorini, banorët e ishullit e kalojnë natën jashtë

Në ishullin e njohur Santorini në Greqi vazhdon aktiviteti sizmik që prej ditës së djeshme. Një pjesë e banorëve e kanë kaluar natën jashtë banesave të tyre nga frika e tërmeteve. Ekipet e emergjencave kishin ngritur çadra për banorët, ndërsa të tjerë qëndruan nëpër makina e në rrugë. Tërmete janë regjistruar gjatë gjithë natës, ndërsa […] The post Tërmetet në Santorini, banorët e ishullit e kalojnë natën jashtë appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 3, 2025 - 19:00
 0  3
Tërmetet në Santorini, banorët e ishullit e kalojnë natën jashtë

Në ishullin e njohur Santorini në Greqi vazhdon aktiviteti sizmik që prej ditës së djeshme. Një pjesë e banorëve e kanë kaluar natën jashtë banesave të tyre nga frika e tërmeteve.

Ekipet e emergjencave kishin ngritur çadra për banorët, ndërsa të tjerë qëndruan nëpër makina e në rrugë.

Tërmete janë regjistruar gjatë gjithë natës, ndërsa më i forti u shënua pak pas orës 07:00 të mëngjesit me magnitudë 4.2 i shkallës Rihter.

Alarmi për tërmete në Santorini u dha nga autoritetet greke për shkak të një pranie të lartë sizmiologjike në zonë. Mbi 200 tërmete kanë rënë më shumë se 24 orët e fundit.

Shkollat në Santorini, por dhe në 4 ishuj të tjerë në zonë, u mbyllën me vendim të autoriteteve nga frika e aktivitetit të shtuar sizmik.

Megjithatë, sizmiologët grekë kanë thënë sot se po vënë re që epiqendra e sekuencës së tërmeteve po lëviz drejt verilindjes duke u larguar nga Santorini.

The post Tërmetet në Santorini, banorët e ishullit e kalojnë natën jashtë appeared first on InfoShqip.com.