Magyar: Oligarkët e Orbanit po transferojnë miliarda jashtë vendit
Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Peter Magyar, pohon se njerëz të afërt me kryeministrin në largim, Viktor Orban, po transferojnë masivisht kapital jashtë vendit dhe po përgatiten të largohen nga shteti. Sipas Magyar, bëhet fjalë për transferta me vlerë miliarda euro që po drejtohen drejt vendeve si: Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA, Uruguai, etj. Ai […]
Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Peter Magyar, pohon se njerëz të afërt me kryeministrin në largim, Viktor Orban, po transferojnë masivisht kapital jashtë vendit dhe po përgatiten të largohen nga shteti.
Sipas Magyar, bëhet fjalë për transferta me vlerë miliarda euro që po drejtohen drejt vendeve si: Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA, Uruguai, etj.
Ai pretendon se këto janë shtete që kanë procedura më komplekse të ekstradimit. Sipas tij, këto lëvizje tregojnë një përgatitje për pasoja të mundshme ligjore dhe përpjekje për të mbrojtur kapitalin.
Ai akuzoi gjithashtu se një pjesë e oligarkëve kanë filluar tashmë shitjen e pronave dhe bizneseve në Hungari, ndërsa disa prej tyre thuhet se rrethuar tashmë janë larguar nga vendi ose janë në proces largimi.(INA)