Man City rikthehet te fitorja në Ligën Premier, triumf komod ndaj Bournemouth
Manchester City ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Bournemouth, në kuadër të xhiros së 10-të në Ligën Premier. “Qytetarët” i arkëtuan pikët e plota me një fitore komode 3-1, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet. Bournemouth shtangu të gjithë për të kaluar në epërsi falë Eli Junior Kroupi, por goli u anulua […]


Manchester City ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Bournemouth, në kuadër të xhiros së 10-të në Ligën Premier.
“Qytetarët” i arkëtuan pikët e plota me një fitore komode 3-1, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.
Bournemouth shtangu të gjithë për të kaluar në epërsi falë Eli Junior Kroupi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Ishte Erling Haaland që pas asistimit të Rayan Cherkit e zhbllokoi rezultatin për të kaluar Cityn në epërsi (17’).
Bournemouth megjithatë arriti të kthehet në lojë falë Tyler Adams që shënoi pas topit të kthyer (25’).
Sidoqoftë, tetë minuta më vonë Cherki asistoi sërish te Haaland, i cili dribloi edhe portierin për ta rikthyer epërsinë (33’).
Fitoren e Cityt e vulosi talenti Nico O’Reilly me një goditje të fuqishme në këndin e djathtë të portës (60’).
Pas këtij triumfi, City ngjitët në pozitën e dytë në Ligën Premier me 19 pikë derisa Bournemouth bie në vendin e katërt me 18 sosh.